KOK-u shpall më të mirët e 2019-s

KOK-u shpall më të mirët e 2019-s

24 February 2020 11:17

Komiteti Olimpik i Kosovës më 27 shkurt do ta organizojë ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për vitin 2019.

Në ceremoninë “Laureatët 2019”, që do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë nga ora 19:30, do të zgjedhën sportistja dhe sportisti i vitit, trajneri i vitit, shpresat, përfaqësueset më të suksesshme, e do të ndahet edhe çmim special.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer. Vizer është mik i madh i Kosovës dhe njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj në anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Krahas ceremonisë, Vizer do të përurojë edhe shtatoren e kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, përurimi i së cilës do të bëhet më 28 shkurt në Pejë, nga ora 11:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme