Fury këshillohet nga i ati që të pensionohet Foto: The Sun

Fury këshillohet nga i ati që të pensionohet

24 February 2020 11:51

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, Tyson Fury është këshilluar nga babai i tij Peter që të tërhiqet nga boksi dhe të kalojë më tepër kohë me bashkëshorten Parisin dhe pesë fëmijët e tyre, shkruan “The Sun”, transmeton Koha.net.

Peter Fury po ashtu ka treguar se Tyson është duke menduar që të mbyll karrierën pas fitores së shënuar ndaj amerikanit Deontay Wilder. Fury fitoi të shtunën mbrëma duelin që ishte e vlefshme për titullin WBC në peshën e rëndë.

Po raportohet për një meç të tretë me Wilderin e po ashtu për një superballje me britanikun Anthony Joshua, për unifikimin e gjithë titujve të botës.

Por, Peter Fury ka insistuar se më mirë do të ishte për Tysonin të tërhiqej nga boksi.

“Unë dua që i biri im të tërhiqet. Ai ka bërë mjaftueshëm. Ka qenë një betejë e madhe për të. Ka bërë mjaftueshëm. Dua që të lë boksin tash. Mendoj se ai po e shqyrton këtë. Ai është 31-vjeçar, ka një familje të re dhe besoj se fëmijët e tij meritojnë babanë e tyre. Ai ka bërë mjaftueshëm”, ka thënë Peter Fury.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme