Milani duhet të paguajë 40 milionë euro për transferimin e Rebiqit

Milani duhet të paguajë 40 milionë euro për transferimin e Rebiqit

24 February 2020 12:04

Milani duhet të paguajë 40 milionë euro nëse dëshiron të transferojë sulmuesin anësor kroat Ante Rebiq, shkruan “Tuttosport” të hënën, transmeton Koha.net.

Rebiq u huazua për dy vite te Milani nga Eintracht Frankfurti, ndërsa në shkëmbim Andre Silva u huazua te Frankfurti. Marrëveshja u arrit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar. Nuk kishte kohë për t’u arritur marrëveshja për transferim të plotë.

Rebiq ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A. Eintracht Frankfurti po kërkon 40 milionë euro për Rebiqin. Fiorentina do të mund të përfitonte me të madhe nga kjo shitje.

Rebiq i ishte bashkuar Frankfurtit pikërisht nga Fiorentina në vitin 2018 për dy milionë euro, por në marrëveshje ishte përfshirë klauzola se klubit italian do t’i duhet t’i paguhet 30-50 për qind nga shuma e fituar nga shitja e radhës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme