Barcelona po e vuan mungesën e golave në ndeshjet si mysafire Foto: Reuters

Barcelona po e vuan mungesën e golave në ndeshjet si mysafire

24 February 2020 14:30

Barcelona do të jetë mysafire e Napolit të martën mbrëma në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa po shpreson të nxjerrë një rezultat të mirë e të realizojë gola.

Mungesa e golave si mysafire në ndeshjet e Ligës së Kampionëve i ka kushtuar shtrenjtë Barçës në vitet e fundit dhe superylli argjentinas Lionel Messi e di këtë.

“Për të fituar Ligën e Kampionëve, duhet të shënosh gola si mysafir. Është me rëndësi të shënosh gola si mysafir në çdo ndeshje. Është esenciale. Në çdo stinor që fituam Ligën e Kampionëve, ne kemi shënuar gola si mysafir në çdo ndeshje. Pos që kemi qenë më të mirë se tjerët, ne gjithmonë kemi shënuar gola si mysafirë. Nëse nuk shënon si mysafir, athëerë është e vështirë”, ka thënë Messi, përcjell gazeta “Sport” të hënën, transmeton Koha.net.

Që kur e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2015, Barcelona ka dështuar të shënojë gol si mysafire në përballjet e fazës nokaut kur u eliminua – kundër Atletico Madridit, Juventusit, Romës e Liverpoolit. Goldallimi total nga kato katër ndeshje është 12:0 kundër Barcelonës.

Barcelona ka shënuar vetëm katër gola si mysafir në ndeshjet e fazës nokaut që nga viti 2015. Më saktësisht tri, pasi një nga golat, ishte autogol i shënuar nga Luke Shaw i Manchester Unitedit stinorin e kaluar.

Tre golat tjerë i ka shënuar Messi. Problemi është evident edhe në La Liga, ku Barcelona ka lëshuar 18 pikë në ndeshjet si mysafire këtë stinor.

Udhëtimi në Napoli nuk do të jetë i lehtë. Napoli është zëvendësuar dukshëm që kur Gennaro Gattuso e ka zëvendësuar Carlo Ancelottin në postin e trajnerit.

Barcelona nuk ka shumë opsione në sulm, pasi përforcimi i ri Martin Braithwaite nuk ka të drejtë loje në Ligën e Kampionëve.

Lajmi i mirë është se Messi edhe bashkëlojtarët kanë gjetur ritmin, pasi Barcelona fitoi 5:0 ndaj Eibarit të shtunën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme