Sport

Italia lejon ndeshjet e futbollit, por pa shikues

Italia lejon ndeshjet e futbollit, por pa shikues

Qeveria e Italisë është pajtuar të lejojë të luhen disa ndeshje futbolli në regjionin e prekur nga koronavirusi. Por ndeshjet do të luhen pa shikues, ka njoftuar agjencia e lajmeve ANSA.

ANSA ka cituar ministrin e Sportit, Vincenzo Spadafora të ketë thënë se ngjarjet sportive janë ndaluar në regjionin e prekur, por “për disa ngjarje kemi dhënë leje të zhvillohen me dyer të mbyllura”.