Sport

Gerrard beson se Kamberi mund të lë gjurmë ndaj Bragës

Gerrard beson se Kamberi mund të lë gjurmë ndaj Bragës

Trajneri i Rangersit, Steven Gerrard nuk ka dyshim se sulmuesi shqiptar Florian Kamberi do të jetë në gjendje të lë gjurmë të mërkurën mbrëma në ndeshjen në Ligën e Evropës në Portugali kundër Bragës.

Kamberi të dielën shënoi një gol dhe asistoi një tjetër, pasi u aktivizua në nismë të pjesës së dytë, duke siguruar barazim 2:2 për Rangersin në udhëtim ndaj St. Johnstonet në elitën e futbollit skocez.