Sport

Bonucci e vlerëson lart Ronaldon

Foto: Reuters
 

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci e ka quajtur bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo, makinë lufte.

“Ronaldo ka teknikë fantastike dhe konsistencë. Ai është makinë lufte”, ka thënë Bonucci përcjell “L’Equipe” të martën, transmeton Koha.net.
Juventusi të mërkurën mbrëma luan si mysafir i Lyonit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.