Ramadani dyshohet për evazion fiskal deri në 100 milionë euro

Ramadani dyshohet për evazion fiskal deri në 100 milionë euro

25 February 2020 13:53

Agjenti shqiptar i futbollit Fali Ramadani dyshohet për evazion fiskal deri në 100 milionë euro, transmeton portali “ultimahora.es” të martën, transmeton Koha.net.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet ndaj Ramadanit për pastrim të parave dhe evazion fiskal. Javën e kaluar është bastisur shtëpia e Ramadanit në Mallorca. Në hetimet është përfshirë edhe Eurpoli, Agjencia Tatimore Spanjolle dhe Njësiti Kundër Krimit të Organizuar.

Dokumentet e sekuestruar në villën e Ramadanit janë kontrolluar nga autoritetet. Është hetuar edhe transferimi i Neymarit te Paris Saint-Germaini nga Barcelona në verën e vitit 2017 për shifër rekorde prej 222 milionë euro.

“Ramadani punët e tij nëpërmjet agjencisë Lian Sports i ka udhëhequr në Mallorca nga viti 2014, ndonëes nuk është konfirmuar zyrtarisht”, është thënë nga Ultimahora.es.

Ramadani ka në menaxhim disa prej futbollistëve më të mëdhenj. Në mesin e tyre janë Miralem Pjaniqi i Juventusit, Luka Joviqi i Real Madridit e Kalidou Koulibaly i Napolit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme