Shurdhaj lë Kosovën për Shqipërinë

Shurdhaj lë Kosovën për Shqipërinë

Faton Polisi Faton Polisi 25 February 2020 13:55

Faton Shurdhaj më nuk do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të skitarisë. Skitari 22-vjeçar, i lindur në Malishevë, por që është rritur në shtetin më të suksesshëm në skitari, Austri, ka vendosur ta lërë Kosovën për ta përfaqësuar shtetin tjetër shqiptar, Shqipërinë.

 Shurdhaj insiston se është detyruar ta marrë këtë vendim, meqë nuk ka gjetur mbështetjen e duhur nga Federata Skitare e Kosovës (FSK). Por, në FSK nuk mendojnë kështu. Insisto jnë se Shurdhaj e ka pasur përkrahjen maksimale nga vendlindja e tij, Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

 Shurdhaj ngul këmbë se në Kosovë i kanë munguar kushtet elementare për skijim. Ka shtuar se në të gjitha garat ndërkombëtare që e ka përfaqësuar Kosovën shpenzimet i ka hequr falë mbështetjes së prindërve të tij.

 “Kosovën e kam përfaqësuar në rreth 20 garat dhe në të gjitha kam shkuar me financimin e prindërve. Jam i detyruar ta lë vendlindjen time për shkak të mungesës së përkrahjes”, ka thënë Shurdhaj të hënën për gazetën. “Tash e tutje do të jem garues i Shqipërisë”. 

(Të plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme