Camavinga prioritet i Dortmundit

Camavinga prioritet i Dortmundit

25 February 2020 14:04

Borussia Dortmundi e ka kthyer mesfushorin e Rennesit, Eduardo Camavinga si shënjestër numër një për afatin kalimtar të verës, njofton “France Football” të martën, transmeton Koha.net.

Klubi gjerman planifikon të bëjë ofertë për 17-vjeçarin në verë. Por, Rennesi pritet të kërkojë deri në 60 milionë euro për të lëshuar mesfushorin. Camavinga është duke u kërkuar edhe nga Real Madridi e po ashtu edhe nga klube tjera të mëdha të futbollit.

Ai ka shënuar një gol në 23 ndeshje në Ligue 1 për Rennesin në stinorin 2019-20.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme