Dy ndeshje të Championsit të Azisë do të luhen pa shikues shkaku i koronavirusit Foto: AFP

Dy ndeshje të Championsit të Azisë do të luhen pa shikues shkaku i koronavirusit

25 February 2020 14:11

Dy ndeshje të Ligës së Kampionëve të Azisë në futboll, të parapara të luhen në Kore të Jugut javën e ardhshme do të luhen pa shikues për shkak të kronavirusit.

Lajmi është konfirmuar nga klubet përkatëse të Koresë së Jugut të martën, transmeton Koha.net.

Ndeshja e të martës së ardhshmes mes FC Seoulit dhe Chiangrai Unitedit të Tajlandës do të luhet pa shikues. Njëjtë do të luhet edhe ndeshja një ditë më vonë mes Ulsanit dhe Perth Gloryt të Australisë.

Korea e Jugut ka raportuar afro 900 mijë raste me koronavirus, ndërsa janë regjistruar nëntë të vdekur.

Dy klubet kanë marrë vendimin me kërkesë të Ligës së Futbollit Profesionist të Koresë për të parandaluar përhapjen e virusiut.

Vendimi ka ardhur vetëm 24 orë pasi K-League e Koresë së Jugut ka shtyrë fillimin e stinorit në futboll.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme