Me Johnin, Prishtina ka krijuar stabilitet në sulm

Me Johnin, Prishtina ka krijuar stabilitet në sulm

Faton Polisi Faton Polisi 25 February 2020 14:10

Otto John është përforcimi i vetëm i skuadrës së Prishtinës në afatin kalimtar të janarit. Por, transferimi i tij i ka mjaftuar ekipit bardh e kaltër, pasi ka krijuar stabilitet të theksuar në sulm. 

John 22-vjeçar ka shënuar katër gola në tre ndeshjet e para me fanellën e Prishtinës. Sulmuesi nigerian, golat i ka shënuar si në Kupën e Kosovës ashtu edhe në Superligë. 

Ai është i vendosur për të vazhduar me këtë formë deri në fund të edicionit, pasi ka paralajmëruar se po adaptohet nga Prishtina nga dita në ditë. 

“Si lojtar kur shkon në ekip të ri, synimi është të startosh mirë dhe ta ndihmosh ekipin. Unë jam shumë i lumtur që kam startuar kështu te Prishtina dhe shpresoj të vazhdoj me gola deri në fund për të arritur synimin që kemi këtë edicion”, ka thënë John të hënën për gazetën. 

E synimi i Johnit është që nëpërmjet golave ta ndihmojë Prishtinën për të fituar si kupën ashtu edhe titullin e kampionit këtë edicion. Ekipi i Prishtinës e ka fituar për herë të fundit titullin e kampionit në vitin 2012/2013, derisa Kupën në vitin 2018. 

Te Prishtina, John u transferua në janar të këtij viti nga skuadra e Skënderbeut të Korçës. Për ko rçarët nigeriani shënoi vetëm një gol dhe kontribuoi me tre asistime në 15 ndeshje. 

Futbolli kosovar për Johnin nuk ishte i panjohur, pasi dy vjet më parë ishte pjesë e Trepçës ’89, skuadër me të cilën doli kampion si dhe dy herë u shpall golashënuesi më i mirë në elitë. Johnit nuk i intereson nëse edhe këtë vit do ta fitojë epitetin e golashënuesit më të mirë, pasi e rëndësishme për të është që ekipi të ketë ecuri pozitive. 

(Të plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme