Kroos ishte shumë afër transferimit te Man. Utd

Kroos ishte shumë afër transferimit te Man. Utd

25 February 2020 14:24

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos ka zbuluar se kishte qenë shumë pranë transferimit te Manchester Unitedi në verën e vitit 2014.

Kroos ishte pranë kalimit te Man. Utd, por pasi u shkarkua trajneri skocez David Moyes situata ndryshoi.

Gjermani thotë se do të ishte bërë lojtar i Unitedit, në rast se Moyes do të kishte qëndruar. Pasardhësi i Moyesit, Louis van Gaal u ftohë dhe nuk vazhdoi me transferimin.

“David Moyes erdhi të më shihte dhe në parim patëm marrëveshjen, por më pas Moyes u shkarkua dhe erdhi Louis van Gaal. Kjo komplikoi gjërat. Louis kërkonte kohë për të ndërtuar projektin e vet. Nuk dëgjova asgjë nga Unitedi për një kohë dhe nisa të kisha dyshime. Më pas nisi Botërori 2014 dhe erdhi telefonata nga Carlo Ancelotti për t’iu bashkuar te Real Madridi. U përcaktova për atë ofertë”, ka treguar Kroos në intervistë për “The Athletic”, transmeton Koha.net.

Kroos iu bashkua Realit nga Bayern Muencheni në verën e vitit 2014 për 25 milionë euro.

Me Realin ai ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, katër herë Botërorin e klubeve, një herë La Ligan, dy herë Superkupën e Evropës dhe dy herë Superkupën e Spanjës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme