Van Dijk përgëzon forcën mentale të Liverpoolit Foto: AFP

Van Dijk përgëzon forcën mentale të Liverpoolit

25 February 2020 15:02

Qendërmbrojtësi holandez Virgil van Dijk thotë se aftësia e Liverpoolit për të mbajtur qetësinë nën presion është çelësi prapa këtij edicioni rekord në Premier League.

Liverpooli është shumë afër titullit të parë të Anglisë në 30 vjet, ndërsa të hënën mbrëma mposhti West Ham Unitedin me 3:2. Liverpooli i Juergen Kloppit ka krijuar një epërsi prej 22 pikëve ndaj Manchester Cityt që zë vendin e dytë në renditje. I duhen vetëm edhe katër fitore tjera për të fituar titullin.

Megjithë epërsinë e madhe dhe faktin se ende nuk ka humbje në ligë këtë stinor, Liverpooli ka pasur vështirësi gjatë ndeshjeve në javët e fundit.

Të hënën mbrëma ishte 2:1 në disavantazh ndaj West Hamit 22 minuta pa mbaruar ndeshja dhe u rikthye. Ndërkohë Norwich Cityn e mposhti me një gol të shënuar në minutën e 78-të.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk ka përgëzuar forcën mentale të bashkëlojtarëve të tij. Liverpooli ka fituar 26 nga 27 ndeshjet në Premier League këtë stinor.

“Gjëja kryesore është të mos jemi nervoz. Të vazhdojmë të luajmë, e të bëjmë presion. Do të ketë momente kur kundërshtari do të jetë në telashe, nëse bëjmë të njëjtën gjë. West Hami luajti mjaft mirë, por ne mbajtëm qetësinë. Ne patëm një ndeshje të vështirë, por prapë mbajtëm qetësinë dhe ia dolëm”, ka thënë Van Dijk, bëjnë të ditur mediumet angleze, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme