Manchester Unitedi përcjell Odegaardin

Manchester Unitedi përcjell Odegaardin

25 February 2020 16:50

Manchester Unitedi është duke e përcjellur mesfushorin norvegjez Martin Odegaard, raporton “El Dario Vasco” të martën, transmeton Koha.net.

Odegaard është i huazuar këtë stinor te Real Sociedadi nga Real Madridi. Ai ka shkëlqyer me fanellën e Sociedadit.

Vëzhguesit e Unitedit kanë qenë në stadium të shtunën për të përcjell Odegaardin 21-vjeçar në ndeshjen që Sociedadi e fitoi 3:0 në La Liga ndaj Valencias. Kontrata e Odegaardit me Real Madridin është e vlefshme deri në verën e vitit 2023.
Odegaard këtë stinor në 25 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tetë herë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme