Tre tifozë të Valencias ankohen për simptoma të koronavirusit, pas vizitës në Itali

Tre tifozë të Valencias ankohen për simptoma të koronavirusit, pas vizitës në Itali

25 February 2020 17:00

Tre tifozë të Valencias që udhëtuan në Milano për të përcjellur ekipin e tyre në Ligën e Kampionëve javën e shkuar, pretendojnë se kanë simptoma të koronavirusit, kanë raportuar të martën mediumet spanjolle.

Valencia javën e shkuar pësoi humbje nga Atalanta me rezultatin 4:1, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “San Siro” të Milanos në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Pas kthimit nga Italia, tre tifozët spanjoll u paraqitën në një spital në Valencia për të raportuar simptomat e këtij virusi që origjinën e ka nga Kina.

“Rasti i tyre po vlerësohet dhe ata janë të izoluar për momentin. Ata ishin në udhëtim në Milano për ta përkrahur Valencian dhe po frikësohemi se ditëve në vijim mund të kemi edhe tifozë tjerë të Valencias me simptoma të koronavirusit”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit Mjekësor të Valencias, Hermelinda Vanaclocha për “Marca”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme