Handanoviq i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit

Handanoviq i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit

25 February 2020 19:04

Portieri i Interit, Samir Handanoviq pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Juventusin, kanë raportuar të martën mediumet italiane.

Mësohet se Handanoviq është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në fillim të këtij muaji dhe të dielën në mbrëmje do të jetë në portën e Interit.

Shkaku i këtij lëndimi, Handanoviq i ka munguar Interit në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Dueli mes Juventusit dhe Interit zhvillohet në Torino dhe është derbi i xhiros së 26-të në Serie A. Handanoviq këtë edicion ka 29 paraqitje për skuadrën e Interit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme