Napoli në epërsi ndaj Barcelonës

Pa fitues në Napoli, Bayerni thuajse i kualifikuar

25 February 2020 21:46
22:52

Nuk ka dhënë fitues ndeshja në mes të Napolit dhe Barcelonës e luajtur të martën mbrëma në kuadër të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e një të tetës së finales përfundoi me rezultatin 1:1. Napoli kaloi në epërsi në minutën e 30-të me golin e shënuar nga Dries Mertens. Por Antoine Griezmann barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 57-të. Të dy skuadrat kanë pasur raste tjera, por pa i konkretizuar.

Ndeshja e kthimit luhet më 18 mars në “Camp Nou”.

Ndërkohë Bayerni thuajse e ka kryer punën e kualifikimit që në ndeshjen e parë. Bayerni fitoi bindshëm, 3:0, ndaj Chelseat në Londër.

Pjesa e dytë ishte fatale për skuadrën angleze, ndonëse Bayerni dominoi edhe në pjesën e parë. Serge Gnabry shënoi dy golat e parë për Bayernin (51’, 54’), ndërsa fitoren e thellë e kompletoi Robert Lewandowski me golin e shënuar në minutën e 76-të. Për Lewandowskin ishte goli i 11-të në këtë edicion të Championsit. Është golashënuesi më i mirë.

Në ndeshjen e kthimit, më 18 mars, gjiganti gjerman vetëm pritet të konfirmojë kalimin në raundin tjetër të Championsit.

 

22:13

Barcelona barazon rezultatin, Gnabry i siguron epërsinë 2:0 Bayernit

Barcelona ia ka dalë të barazoi rezultatin në 1:1 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.

Antoine Griezmann ka realizuar golin e barazimit në minutën e 58-të.

Ndërkohë në Londër, Bayern Muencheni po udhëheq bindshëm, 2:0, ndaj Chelseat. Serge Gnabry ka shënuar të dy golat. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 51-të, ndërsa menjëherë në minutën e 54-t dyfishoi epërsinë e gjigantit gjerman.

 

 

 

 

 

21:46

Napoli në epërsi ndaj Barcelonës

Dries Mertens ka realizuar gol të bukur për të kaluar Napolin në epërsi ndaj Barcelonës. Mertens shënoi në minutën e 30-të për rezultatin 1:0.

Ai shënoi me goditje të saktë nga rreth 16 metra largësi. Me rezultatin 1:0 ka përfunduar pjesa e parë e takimit.

Mertens tani ka 121 gola për Napolin. Ndanë me Marek Hamsikun rekordin për më së shumti gola për skuadrën italiane.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea – Bayern, nuk ka pasur gola në pjesën e parë.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme