Sport

Katër gola në katër ndeshje, talentja e Bayernit premton edhe më shumë për Kosovën

Katër gola në katër ndeshje, talentja e Bayernit premton edhe më shumë për Kosovën

Një 16-vjeçare që po zhvillohet te Bayerni, ishte golashënuesja më e mirë e përfaqësueses së Kosovës në futboll në turneun në Itali. Loreta Lulaj shënoi nga një gol në të gjitha katër ndeshjet dhe e ndihmoi Kosovën të fitoi turneun “Il Calcio e’Rosa”, që përfundoi më 21 shkurt.

Kosova në ndeshjen e parë mposhti një përzgjedhje të Bolzanos, të përbërë kryesisht nga lojtare studente. Më pas fitoi ndaj një përzgjedhjeje të Lazios dhe një përzgjedhjeje të kolegjeve të Uellsit. Në finale, Kosova e mposhti përfaqësuesen e Moldavisë me shifrat 3:1.