Sport

Thorpe: Sportistët s’duhet ta rrezikojnë shëndetin për Lojërat Olimpike

Thorpe: Sportistët s’duhet ta rrezikojnë shëndetin për Lojërat Olimpike

Njëri nga notuesit më të mirë të botës, ish-rekordmeni olimpik, Ian Thorpe ka paralajmëruar sportistët që të vendosin shëndetin para ëndrrës olimpike, pasi koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në tërë botën.

Australiani Thorpe që ka fituar 5 medalje olimpike, duke folur për Reutersin ka thënë është brengosur për sportistët të cilët në kërkim të lavdisë mund të zgjedhin të garojnë në Olimpiadën e Tokyos, edhe nëse organizatorët do ta mbajnë atë, pavarësisht rrezikut të madh nga virusi fatal, transmeton KTV.