Sport

Pas zhgënjimeve në Evropë, Barça e Reali kthehen në duelin më të madh të La Ligas

Pas zhgënjimeve në Evropë, Barça e Reali kthehen në duelin më të madh të La Ligas

Ndeshja “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës që luhet të dielën mbrëma, mund të ketë ndikim në garën për titullin e kampionit në La Liga, por të dyja skuadrat do të mundohen t’u kthehen rezultateve të mira pas paraqitjeve të dobëta në Ligën e Kampionëve.

Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” prej orës 21:00 dhe i takon xhiros së 26 të kampionatit spanjoll. Aktualisht, Barcelona prin në tabelë me 55 pikë, dy më shumë se Real Madridi që zë vendin e dytë.