Gjilani e Feronikeli me fitore bindëse, Ferizaj mposht Llapin Foto: KF Ferizaj / FCB

Gjilani e Feronikeli me fitore bindëse, Ferizaj mposht Llapin

29 February 2020 15:07

Kanë përfunduar tri ndeshje nga xhiroja e 20 në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani e Feronikeli shënuan fitore bindëse, derisa Ferizaj shënoi fitore ndaj Llapit me rezultat prej 2 me 0.

Golat në këtë ndeshje për Ferizajn i shënoi Dren Gashi, transmeton Koha.net.

Gjilani e mposhti në udhëtim Dukagjinin me rezultat prej 4 me 0. Kurse Feronikeli e mposhti Trepçën ’89 në shtëpi me rezultat prej 3 me 0.

Për skuadrën e Gjilanit në këtë ndeshje golashënues ishin: Progni, Veliu, Bushiq e Plaku.

Kurse pikët e plota Feronikelit ia siguruan Mendurim Hoti, Mevlan Zeka dhe Albert Dabiqaj.

Derbi kryesor zhvillohet sot në ora 17:00 ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Tabela aktuale është kjo:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme