Vdes ish-futbollisti i Lirisë, Ilijas Duraku, ngushëllon FFK-ja

Vdes ish-futbollisti i Lirisë, Ilijas Duraku, ngushëllon FFK-ja

01 March 2020 10:08

Në moshën 60 vjeçari dje ka vdekur ish-futbollisti i Lirisë, Ilijas Duraku.

Këtë e ka konfirmuar klubi i Lirisë përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.

“Ndahet nga jeta Ilijas Duraku. Të shtunën në mëngjes në moshën 60-të vjeçare, vdiq Ilijas Duraku. I ndjeri ka qenë ish futbollist i Progres-exportit dhe Lirisë në fund vitet 70-ta dhe fillim të 80-tave. Poashtu ishte dhe futbollist i Koritnikut, në fund vitet e 80-ta dhe trajner i KF Koritniku pas luftës”, thuhet në konfirmimin e Lirisë.

Tutje Liria thotë se Duraku është varrosur dje “në prani të familjarëve, shumë miqve dhe sportistëve, u varros të shtunën pasdite në varrezat e Arbanës, ku dhe ka jetuar”.

KF Liria ka ngushëlluar familjen, ish-bashkëlojtarët dhe gjithë sportistët.

Derisa edhe FFK-ja ka ngushëlluar familjen Duraku përmes një telegrami ngushëllimi.

“E nderuar Familje Duraku! Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Ilijas Duraku, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga kreu u FFK-së, Agim Ademi.

Tutje në telegram thuhet se, “Ilijasi ishte futbollist i shquar në fundvitet e 70-ta dhe vitet e 80-ta, ku luajti me përkushtim e dashuri të madhe në fanellën e klubeve prizrenase, Progres-Exporti dhe Liria, derisa kontributin e tij si lojtar e më pas edhe si trajner e dha edhe në KF “Koritniku”. Ilijasi nga miqtë e dashamirët e futbollit është njohur si njeri i urtë, bujar e me respekt për të gjitha gjeneratat, andaj si i tillë do të kujtohet përherë. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme