Sport

Roma fiton ndeshjen dramatike

Roma fiton ndeshjen dramatike

Roma ka fituar ndeshjen dramatike në udhëtim ndaj Cagliarit të dielën.

Klubi kryeqytetas triumfoi 4:3, në përballjen e xhiros së 26-të të Serie A. Nikola Kaliniq (29’, 42’) shënoi dy gola për Romën, ndërsa nga një e realizuan Justin Kluivert (64’) dhe Henrikh Mkhitaryan (81’).

Për Cagliarin dy gola i shënoi Joao Pedro (28’, 89’) dhe një Gaston Pereiro (75’).