Sport

Prishtina mposht Kastriotin në derbin e xhiros

Prishtina mposht Kastriotin në derbin e xhiros

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll ndaj Kastriotit.

Hendbollistët kryeqytetas triumfuan në shtëpi ndaj Kastriotit me 33:20. Petrit Prekazi me tetë gola ishte shënuesi më i mirë te Prishtina, ndërsa Deniz Terziqi shtoi shtatë gola. Te Kastrioti më i miri ishte Festim Mustafa me nëntë gola.

Prishtina pas 17 ndeshjeve zë vendin e dytë me 30 pikë, katër më pak se liderja Besa. Kastrioti zë vendin e katërt me 22 pikë.