Pa gola në “El Clasico” pas pjesës së parë Foto: Reuters

Real Madridi triumfon në “Clasico”, rikthehet në krye

01 March 2020 21:49
22:57

Real Madridi ka triumfuar në mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 2:0, duke u kthyer në krye të renditjes në La Liga.

Vinicius Junior (71’) dhe Mariano Diaz (90+3’) shënuan golat për skuadrën madrilene.

Real Madridi pas 26 xhirove në La Liga kryeson me 56 pikë, një më tepër se Barcelona që zë vendin e dytë. Sevilla është në vend të tretë me 46 pikë.

Vinicius u bë lojtari më i ri në shekullin e XXI që ka shënuar gol në një Clasico në La Liga, duke e kaluar rekordin e Lionel Messit.

Ai shënoi nga afërsia, ndërsa gjuajtja e tij u devijua nga Gerard Pique.

Mariano Diaz vulosi fitoren e Realit me një gol të shënuar në minutën e 93-të. Diaz shënoi vetëm 50 sekonda pasi u inkuadrua në vend të Karim Benzemas. 

Image

 

 

 

 

 

22:30

Real Madridi kalon në epërsi me golin e Viniciusit

Sulmuesi brazilian Vinicius Junior ka realizuar golin e epërsisë për Real Madridin në minutën e 71-të.

Pas një aksioni të rrjedhshëm Vincius gjuajti nga zona, ndërsa gjuajtja e tij u devijua për në portë nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, për rezultatin 1:0 për Realin.

 


 

 

21:49

Pa gola në “El Clasico” pas pjesës së parë

Pjesa e parë e derbit të madh spanjoll mes Real Madridit e Barcelonës është mbyllur pa gola.

Barcelona pati raste ideale shënimi me anë të Antoine Griezmannit, Arthurit dhe Lionel Messit, por nuk arriti të gjejë golin.

Ndeshja i takon xhiros së 26-të të La Ligas spanjolle. Barcelona kryeson në tabelë me dy pikë epërsi ndaj Realit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme