Sport

James me dyshifror të trefishtë në fitoren e Lakersit

James me dyshifror të trefishtë në fitoren e Lakersit
 

LeBron James ka realizuar dyshifror të trefishtë prej 34 pikëve, 13 asistimeve e 12 kërcimeve, ndërsa LA Lakersi ka triumfuar të dielën mbrëma në udhëtim ndaj New Orleans Pelicansit me rezultatin 122:114.

“Një përformancë spektakolare nga LeBron James. Kur dyfishohet, ai është një prej asistuesëve më të mirë në ligë. Ai e ka treguar këtë”, ka thënë trajneri i Lakersit, Frank Vogel.