Sport

Bergkamp 18 vjet më parë shënoi një nga golat më të bukur në histori të Premier Leagues

Bergkamp 18 vjet më parë shënoi një nga golat më të bukur në histori të Premier Leagues

Më 2 mars të vitit 2002, holandezi Dennis Bergkamp shënoi një nga golat më të bukur në histori të Premier Leagues.

Bergkamp me fanellën e Arsenalit, shënoi një gol shumë të bukur kundër Newcastle Unitedit. Ai ishte i kthyer me shpinë nga porta kundërshtare dhe një mbrojtës e kishte pranë kur e pranoi topin.

Por, me një prekje madhështore arriti të shmang mbrojtësin kundërshtar dhe u gjet i vetëm përballë portës kundërshtare, duke realizuar. Arsenali fitoi 2:0 atë ndeshje. Atë edicion Arsenali fitoi edhe titullin e kampionit.