Sport

Hidhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll

Hidhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll

Të martën është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Në konkurrencë të meshkujve në çerekfinale do të ballafaqohen Vëllaznimi – Trepça, Vushtrria – Kastrioti, Besa Famgas – Zhegra dhe Prishtina – Drenica.

Ndërkohë në konkurrencë të femrave do të përballen Kastrioti – Shqiponja, Istogu – Drita, Vushtrria – Ferizaj dhe Vëllaznimi – Prishtina.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 11 e 12 mars.