Sport

Hagi në listën e dëshirave të Lazios

Hagi në listën e dëshirave të Lazios

Lazio është duke u interesuar për transferimin e talentit rumun Ianis Hagi, shkruan “Il Corriere dello Sport” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Hagi 21-vjeçar është i biri i legjendës së futbollit Gheorgje Hagi. Ai në janar është huazuar te klubi skocez Rangers nga ai belg Genk.