Sport

Valencia – Atalanta luhet pa shikues

Valencia – Atalanta luhet pa shikues

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Valencias dhe Atalantas do të luhet pa shikues, bëjnë të ditur mediumet spanjolle të mërkurën, transmeton Koha.net.

Fillimisht ishte raportuar se Valencia do të lejojë pronarët e biletave sezonale që të jenë të pranishëm në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales që do të luhet në “Mestalla” më 10 mars.

Mirëpo, Ministria Rajonale e Shëndetit Publik ka konfirmuar se nuk do të lejohen tifozët.

“Vendimi për të luajtur pa shikues në Mestalla është final dhe i pakthyeshëm. Është një çështje e shëndetit publik që vlen për të gjithë”, ka thënë ministrja Ana Barcelo në konferencë për media.