Sport

City kalon në çerekfinale të FA Cup

City kalon në çerekfinale të FA Cup
 

Manchester City është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup të Anglisë, pas fitores që e shënoi sonte në udhëtim ndaj Sheffield Wednesdayt me rezultatin 1:0.

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 53-të.

Për Agueron ishte goli i 20-të në FA Cup në 22 ndeshje, që kur iu bashkua Cityt në vitin 2011. Është numri më i madh i golave i shënuar nga një lojtar, gjatë kësaj periudhe në FA Cup.

Për Sheffield Wednesdayn në bankinë ishte reprezentuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, por nuk u aktivizua.

Në çerekfinale është kualifikuar edhe Leicester City. Leicesteri fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Birmingham Cityt. Ricardo Pereira (82’) shënoi golin e vetëm të ndeshjes. 

Po ashtu u kualifikua edhe Norwich City. Norwichi fitoi pas penalltive ndaj Tottenhamit me rezultatin 3:2. Koha e rregullt përfundoi 1:1.