Asistimi i Rashicës ndihmon Werderin të marrë një pikë

Asistimi i Rashicës ndihmon Werderin të marrë një pikë
Ndonëse ishte duke udhëhequr 2:0 që nga minuta e gjashtë, Werder Bremeni nuk ia doli të shënoj fitore në ndeshjen ndaj Hertha Berlinit.
Ndeshja e xhiros së 25-të të Bundesligës së Gjermanisë përfundoj me rezultatin 2:2. Ylli i Kosovës, Milot Rashica, asistoi në golin e dytë të Werderit, në minutën e gjashtë.
Werderi ka ndërprerë serinë prej pesë humbjeve në kampionat, ndërsa do të zhvillojë garë shumë të vështirë për të mbetur në elitën gjermane. Aktualisht Werderi është në vend të parafundit (17) me 18 pikë të mbledhura. E ka një ndeshje më pak të luajtur.
Rashica të shtunën luajti deri në minutën e 82-të. Ai tani ka shtatë gola e katër asistime në këtë edicion të Bundesligës.
Rashica asiston te Werderi
Milot Rashica ka nisur suksesshëm ndeshjen e së shtunës në Bundesligë.
Skuadra e Rashicës, Werder Bremen po fiton 2:0 në udhëtim ndaj Herthas, në kuadër të javës së 25-të. Ylli i Kosovës asistoi për golin e dytë, të shënuar nga Davy Klaassen në minutën e gjashtë. Ai kontrolloi një top të vështirë në krahun e majtë dhe harkoj saktë për Klaassenin që realizoi me goditje me kokë.
Rashica së fundi në Bundesligë kishte asistuar më 10 nëntor, ndërsa golin e fundit e ka shënuar më 14 dhjetor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Lampardi rikthehet në Premier League

Juventus – PSG, shkëmbejnë lojtarët

Tri skuadra të njohura pas Lingardit

Kloppi kërkohet në Bundesliga

PSG-ja interesohet për Salahun

AGK: FFK-ja të marrë masa ndaj gjuhës seksiste të Batatinës ndaj Krelanit

Ademi i mungon Dinamos kundër Villarrealit

Camavinga paralajmëron largimin nga Rennesi

Dembele thotë se nuk ka biseduar për kontratën e re

Mourinho do të mbetet në krye të Tottenhamit

Klubet angleze pas Kessiet
