Sport

Superliga e Zvicrës është e pezulluar, Kololli shënon gola në miqësore

Superliga e Zvicrës është e pezulluar, Kololli shënon gola në miqësore
 

Për shkak të koronavirusit, ndeshjet e Superligës së Zvicrës në futboll nuk janë duke u zhvilluar. Masa e pezullimit të ndeshjeve është në fuqi deri më 23 mars.

Së fundi ndeshje të kampionatit helvetik janë luajtur më 22 e 23 shkurt. Janë shtyrë ndeshjet e tri xhirove, ndërsa shtyrje tjera nuk përjashtohen. Pushimin e detyrueshëm skuadrat zvicerane po e shfrytëzojnë për të luajtur ndeshje miqësore. Ndeshjet luhen pa shikues.