Sport

Basketboll, Prishtina fiton derbin ndaj Yllit

 

Sigal Prishtina e ka fituar derbin e parë të xhiros së 27-të të Superligës në basketboll.

Të shtunën në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Golden Eagle Yllit me rezultatin 93:83. Skuadra prishtinase e ka fituar bindshëm çerekun e parë (34:18) dhe më pas ka pasur lojën në kontroll. Ylli ia ka dalë të afrohet në rezultat, por jo të rrezikojë epërsinë e vazhdueshme të Prishtinës.