Sport

Interi duhet ta shesë Lautaron për ta blerë Wernerin

Foto: Reuters
 

Interi do të jetë në gjendje të blejë sulmuesin gjerman të RB Leipzigut, Timo Werner vetëm nëse e shet argjentinasin Lautaro Martinez, shkruan “Gazzetta dello Sport” të dielën, transmeton Koha.net.

Werner ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2023, mirëpo ai pritet të largohet në verë. Liverpooli e Bayern Muencheni po insistojnë për të transferuar atë.