22:58

RB Leipzigu dhe Atalanta, çerekfinalistët e parë

Janë mësuar të martën dy skuadrat e para çerekfinaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane RB Leipzig ka shkatërruar Tottenham Hotspurin duke e mposhtur 3:0 dhe ka kaluar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:0. Leipzigu e kishte fituar ndeshjen e parë të një të tetës së finales me rezultatin 1:0, ndërsa në ndeshjen e dytë nuk i ka dhënë fare rast skuadrës së Jose Mourinhos.

Marcel Sabitzer shënoj dy gola në pjesën e parë ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Emil Forsberg me golin e shënuar në minutën e 87-të.

Plot gola kishte në ndeshjen Valencia – Atalanta. Atalanta fitoj 4:3 dhe me rezultat të përgjithshëm 8:4 avancoi në çerekfinale. Në shtëpi, Atalanta kishte fituar 4:1.

Katër golat për Atalantan i shënoj sulmuesi i Sllovenisë, Josip Iliçiq. Ai dy gola në pjesën e parë i shënoj nga pika e bardhë, ndërsa realizoj dy herë edhe në pjesën e dytë. Kevin Gameiro shënoj dy gola për Valencian, ndërsa të tretin Ferran Torres.

21:45

Leipzigu rrit epërsinë

Kapiteni Marcel Sabitzer ka shënuar edhe golin e dytë për RB Leipzigun.

Skuadra gjermane po udhëheq 2:0 ndaj Tottenhamit, pas pjesës së parë të ndeshjes së kthimit të një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve. Leipzigu kishte fituar 1:0 në Londër dhe thuajse është kualifikuar për në çerekfinale.

Sabitzer shënoj për 1:0 në minutën e dhjetë, ndërsa në minutën e 21-të realizoj golin e dytë.

Në Spanjë, pjesa e parë e ndeshjes në mes të Valencias dhe Atalantas ka përfunduar me rezultatin 2:1 për Atalantan. Atalanta kaloj në epërsi që në minutën e tretë përmes Iliçiqit, por Valencia barazoj rezultatin në 1:1 në minutën e 21-të. Kevin Gameiro ishte realizator. Në minutën e 43-të Iliçiq realizoj edhe një penallti për rezultatin 2:1. 

Atalanta e ka fituar 4:1 ndeshjen e parë.

 

 

 

 

 

21:17

Atalanta në epërsi ndaj Valencias, Leipzigu ndaj Tottenhamit

Atalanta ka bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pasi ka fituar 4:1 ndaj Valencias në shtëpi, skuadra italiane po udhëheq 1:0 edhe në Spanjë.

Josip Iliçiq shënoj nga pika e bardhë që në minutën e tretë të ndeshjes. Ndeshja Valencia – Atalanta po luhet pa shikues në stadium.

Me rezultat 1:0 po udhëheq edhe RB Leipzigu ndaj Tottenhamit. Kapiteni Marcel Sabitzer shënoj për epërsinë e Leipzigut në minutën e dhjetë. RB Leipzigu kishte fituar 1:0 ndaj Tottenhahmit në Londër.

 

 

 

 

20:52

Gjimshiti starton te Atalanta në Champions

Prej orës 21:00 luhen dy ndeshje të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve. Bëhet fjalë për ndeshjet e kthimit të një të tetës së finales.

RB Leipzigu e pret Tottenhamin, ndërsa në Spanjë takohen Valencia e Atalanta. RB Leipzigu e ka fituar ndeshjen e parë në Londër me rezultatin 1:0 dhe është më afër çerekfinales.

Atalanta në shtëpi kishte fituar 4:1 ndaj Valencias, që do të synojë rikthimin në ndeshjen e dytë.

Leipzigu luan me këtë përbërje ndaj Tottenhamit: Gulasci; Klostermann, Upamecano, Halstenberg; Laimer, Sabitzer, Mukiele, Angelino; Nkunku, Schick, Werner.

Përbërja startuese e Tottenhamit është: Lloris; Aurier, Alderweireld, Tanganga, Sessegnon; Lo Celso, Dier, Winks, Lamela; Alli, Moura.

Valencia luan me Cillessen; Wass, Coquelin, Daikhaby, Gaya; Ferran Torres, Parejo, Kondogbia, Soler; Gameiro, Rodrigo.

Te Atalanta në përbërjen bazë është reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Gjimshiti është njëri prej tre mbrojtësve.

Atalanta luan me këtë formacion: Sportiello; Gjimshiti, Caldara, Palomino; Hateboer, de Roon, Freuler, Gosens; Pashaliq, Iliçiq, Gomez.