FFK-ja njofton se ndeshjet do të luhen pa shikues deri më 27 mars Foto: FFK

FFK-ja njofton se ndeshjet do të luhen pa shikues deri më 27 mars

12 March 2020 10:27

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e futbollit në kategorinë e seniorëve do të luhen pa shikues deri më 27 mars, pas vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës të mërkurën për të zhvilluar akvitetet sportive pa shikues.

Po ashtu FFK ka rekomanduar që të mos ketë përshëndetje të afërta mes lojtarëve.

“Të gjitha ndeshjet e futbollit në Kosovë në kategorinë e seniorëve do të zhvillohen pa praninë e publikut deri më 27 mars, ndërsa ligat e juniorëve dhe grupmoshat më të reja do të pezullohen përkohësisht (deri në një vendim të ri). Në stadium gjatë ndeshjeve do të jenë të pranishëm vetëm stafet e skuadrave, zyrtarët e FFK-së, zyrtarët e klubeve, zyrtarët policor dhe përfaqësuesit e mediave. Klubet organizatore të ndeshjeve udhëzohen që të bëjnë vendosjen e dezinfektuesve të duarve në zhveshtore. Po ashtu si masë parandalimi ndaj koronavirusit, ashtu sikurse në vendet tjera evropiane rekomandohet që klubet dhe stafet e skuadrave të mos bëjnë përshëndetjen e zakonshme të dhënies së duarve në fillim dhe në fund të ndeshjes. FFK kërkon mirëkuptimin e futbolldashësve për ndërmarrjen e këtyre masave, derisa do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në vend dhe me kohë do të marrë hapat e nevojshëm”, është thënë në komunikatë të FFK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme