Sport

La Liga pezullohet për dy javë shkaku i koronavirusit

La Liga pezullohet për dy javë shkaku i koronavirusit

La Liga është pezulluar për dy javë pasi lojtarët e Real Madridit dhe stafi janë vendosur në karantinë për 15 ditë pasi një lojtar i basketbollit i Realit është testuar pozitiv me koronavirus, njoftojnë mediumet spanjolle të enjten, transmeton Koha.net.

Pas një takimi mes Federatës së Futbollit të Spanjës, Unionit të Lojtarëve të Spanjës dhe La Ligas është vendosur të pezullohet për dy javë elita e futbollit spanjoll.