15:19

Tre lojtarë të Leicester Cityt janë vetëizoluar

Tre lojtarë të klubit të Premier Leagues, Leicester City janë vetëizoluar pasi kanë treguar simptoma se mund të jenë të infektuar me koronavirus, shkruan “BBC” të enjten, transmeton Koha.net.

“Ata janë mbajtur larg nga pjesa tjetër e skuadrës pasi i janë shfaqur simptomat”, ka thënë kryetrajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers.

Gjithë skuadra janë testuar për koronavirus dhe mediumet angleze kanë raportuar se rezultatet e testeve pritet të dalin të premten.

Leicester City do të luajë të shtunën në Premier League me Watfordin.

14:10

Klubi i Premier Leagues teston gjithë lojtarët pasi tre prej tyre tregojnë simptoma të koronavirusit

Një klub i Premier Leagues ka testuar gjithë lojtarët për koronavirus, pasi tre prej tyre kanë shfaqur simptoma se mund të jenë të infektuar, shkruan “Telegraph” të enjten, transmeton Koha.net.

Mjekët e Premier Leagues pritet të mbajnë një takim sot për të diskutuar për krizën në rritje të koronavirusit.

Rezultatet e testeve të lojtarëve pritet të dalin të premten. Nëse testet dalin pozitive atëherë ndeshja e klubit të Premier Leagues këtë fundjavë do të anulohet. Po ashtu është raportuar se ndeshjet në futbollin anglez pritet të mbahen pa shikuez.