Sport

Evertoni në vetizolim

Klubi anglez Evertoni ka konfirmuar se ekipi i parë dhe stafi i trajnerëve janë vetizoluar për një periudhë, pas këshillave mjekësore për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Hapi është marrë pasi një futbollist ka shfaqur simptoma të koronavirusit, ka njoftuar klubi, duke mos treguar se për cilin lojtar bëhet fjalë.