Sport

Pezullohen ndeshjet e Premier Leagues

Pezullohen ndeshjet e Premier Leagues

Janë pezulluar ndeshjet e Premier Leagues së Anglisë në futboll. Vendimi u mor të premten paradite për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Të enjten mbrëma trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta u testua pozitiv për koronavirus. Të premten u njoftua se edhe lojtari i Chelseat, Callum Hudson-Odoi është prekur nga koronavirusi.