Ronaldinho shfaq aftësitë edhe në ndeshjen në burg

Ronaldinho shfaq aftësitë edhe në ndeshjen në burg

14 March 2020 14:26

Ronaldinho ka fituar gjithçka që mundet në karrierën e tij si futbollist. Tani ka nisur të tregojë aftësitë e jashtëzakonshme... në një ndeshje të futbollit të vogël në burg.

Ikona braziliane po mbahet në një burg në Paraguai pasi ishte ndalur teksa kishte tentuar të hynte me pasaportë false.

Sipas gazetës paraguaiane “Hoy”, braziliani 39-vjeçar ishte bindur që të luante teksa po shikonte një ndeshje të të burgosurve.

Ai ishte përfshirë në pak minuta të lojës dhe kishte shënuar pesë gola e kishte asistuar gjashtë herë për ekipin e tij që fitoi 11-2.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme