Mustafa: Do ta kaloj këtë sfidë

Mustafa: Do ta kaloj këtë sfidë

Faton Polisi Faton Polisi 17 March 2020 14:18

Sulmuesi i U-21 të Kosovës, Valdrin Mustafa thotë se do ta kalojë edhe këtë sfidë që e ka para vetes.

Mustafa të martën ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mustafa është pjesë e klubit gjerman Hannover. Luan për ekipin e dytë të Hannoverit.

“Besoj se do ta kalojë me sukses këtë sfidë. Më duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë bashkë me familjen, por do të kthehem më i fortë. Të shtunën i jam nënshtruar testit, e sot më erdhi rezultati. Nuk e di se si jam infektuar”, ka thënë Mustafa për “KTV”.

Federata e Futbollit të Kosovës më herët ka njoftuar se Mustafa 22-vjeçar ka dal pozitiv në testin për koronavirus.
 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme