Ish-ylli i Arsenalit e Barcelonës, Hleb pranon se në Bjellorusi askush nuk shqetësohet për koronavirusin

Ish-ylli i Arsenalit e Barcelonës, Hleb pranon se në Bjellorusi askush nuk shqetësohet për koronavirusin

23 March 2020 13:36

Ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës, Alexander Hleb pranon se askush nuk shqetësohet për koronavirusin, në vendlindjen e tij Bjellorusi.

Të enjten, ndërsa UEFA ka debutuar se si të shpëtohet stinori, një shtet ka vazhduar punë si zakonisht.

Rreth orës 14:00 me kohë lokale në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, klubi Energetyk-BGU nisi edicionin në e ri të Premier Leagues së Bjellorusisë kundër BATE Borisovit.

Pasi që Superliga e Turqisë ka pezulluar garat të enjten, Bjellorusia mbetet vendi i vetëm në Evropë që ende po zhvillon ndeshjet kampionale.

Klubi Energetyk-BGU bëri befasi duke fituar 3:1 ndaj klubit më të suksesshëm të Bjellorusisë, BATE në prani të 730 tifozëve. Nënkupton se stadiumi ishte gjysmë i mbushur.

Hleb u pensionua te skuadra Isloch Minsk vitin e kaluar. Kur klubi i tij i vjetër nisi stinorin të shtunën, ai qëndroi larg. Por, ai thotë se në Bjellorusi nuk po shqetësohen për koronavirusin.

“Gjithë bota tash po shikon ligën e Bjellorusisë. Të gjithë nëpërmjet televizionit na shohin ne. Kur stinori në ligën NHL të SHBA-së është mbyllur, shumë hokeistë u kthyen të luanin në Rusi. Ndoshta Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të vijnë në ligën e Bjellorusisë për të luajtur. Kush e di?” – ka thënë Hleb. “Është vendi i vetëm në Evropë ku mund të luash futboll. Së paku atëherë njerëzit e Bjellorusisë do të jenë të lumtur”.

Duke marrë parasysh reagimin e Bjellorusisë ndaj pandemisë, nuk është edhe befasuese që autoritetet ende nuk kanë pezulluar ligën e futbollit.

Derisa qeveritë evropiane kanë marrë masa të ashpra për të luftuar virusin vrasës, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka propozuar “traktor terapinë” për të luftuar virusin.

“Njerëzit po punojnë në traktorë, asnjëri nuk flet për virus. Në fshatra, traktori do të shërojë të gjithë. Fushat shërojnë të gjithë”, ka thënë Lukashenko.

Lukashenko, në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994 dhe i cilësuar si diktatori i fundit në Evropë, drejton një nga vendet më të mbyllura të kontinentit dhe një nga regjimet më diktatoriane. Liria e medias dhe opozita politike është e kufizuar shumë.

Në reagim ndaj përhapjes së virusit, ku deri më tash janë regjistruar 81 raste në vend, presidenti i ka thënë bjellorusëve të “mos vuajnë nga psikoza e njëjtë si ata në Evropën Perëndimore”.

Por, Hleb nuk është në të njëjtën vijë.

“Koronavirusi ka mbyllur Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Kjo është mirë, pasi duhet të tentosh dhe ta ndalësh virusin. UEFA ka bërë gjënë e duhur”, ka thënë Hleb. “Por, në Bjellorusi, është sikur nuk shqetësohet asnjëri. Është e pabesueshme. Ndoshta për një javë apo dy ne do të ndalim këtu. Ndoshta presidenti ynë thjeshtë po pret të shoh se çfarë ndodh me virusin. Të gjithë këtu e dinë se çfarë po i ndodh Italisë e Spanjës. Nuk duket mirë. Por, në shtetin tonë, njerëzit në administratën presidenciale besojnë se nuk është aq ekstreme sa paraqitet nëpër media. Shumë të rinj dhe studentë këtu mendojnë njëjtë. Unë po qëndrojnë në shtëpi me familjen time. Por, kur dal jashtë, rrugët dhe restorantet ende janë të mbushura”.

Përfaqësuesja e Bjellorusisë ishte paraparë të ndeshej me Gjeorgjinë në Tbilisi javën e ardhshme në një ndeshje barazhi për Euro 2020, ndeshja më e madhe e futbollit në histori të vendit.

Që nga pavarësia nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, Bjellorusia kurrë nuk ka qenë më afër kualifikimit në një turne të madh.

“Të gjithë kanë stërvitur në mënyrë normale, janë përgatitur për stinorin e ri. Thjeshtë nuk shqetësohen. Unë shqetësohem për shëndetin tim dhe të familjes sime. Po mbaj kontakte minimale. Nuk do të shkojë në Isloch. Është shumë e vështirë të shpjegoj. Gjitha ligat janë mbyllur, por ne duket se nuk kemi ndonjë problem. Pse? Nuk e di këtë”, ka shtuar Hleb.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme