UEFA shtyn finalen e Championsit, pa vendim për terminin e ri

UEFA shtyn finalen e Championsit, pa vendim për terminin e ri

23 March 2020 19:36

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) të hënën ka zyrtarizuar vendimin për të shtyrë finalen e Ligës së Kampionëve, që është dashur të luhet në muajin maj.

Në fakt kjo është ditur javë më parë, pas krizës që kaploi Evropën për shkak të përhapjes së koronavirusit. Por vendimi është zyrtarizuar të hënën nga UEFA.

UEFA ka njoftuar se do të caktojë termine të reja, varësisht nga zhvillimet që lidhen me përhapjen e koronavirusit.

Në fakt janë shtyrë tri finale: finalja e Ligës së Kampionëve për futbolliste, finalja e Ligës së Evropës dhe finalja e Ligës së Kampionëve.

“Asnjë vendim nuk është marrë ende për datat e reja. Grupi punues, i krijuar javën e kaluar, do të analizojë opsionet e mundshme. Grupi tashmë ka nisur të shqyrtojë kalendarin, ndërsa njoftime tjera do të jepen me kohë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Aktualisht futbolli evropian është i pezulluar. Janë pezulluar edhe të gjitha ligat evropiane. Nuk dihet se kur do të kthehen ndeshjet e futbollit, ndërkohë që Evropiani është shtyrë për vitin tjetër. Ka gjasë që futbolli të luhet deri në muajin korrik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme