Guardiola dhuron një milion euro

Guardiola dhuron një milion euro

24 March 2020 21:12

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka përkrahur me një milion euro përpjekjet për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Guardiola ka bërë donacionin te Kolegji Mjekësor i Barcelonës dhe te një organizatë tjetër që kanë nisur një fushatë të mbledhjes së fondeve për të luftuar koronavirusit.

Është bërë e ditur nga këto organizata se donacioni i Guardiolas është bërë ne qëllim të blerjes së materialit sanitar në këtë periudhë të vështirë.

Spanja është goditur rëndë së fundi nga koronavirusi. Mbi 40 mijë është numri i personave të prekur.

Guardiola i bashkohet numrit të madh të sportistëve që kanë ndarë fonde në përkrahje të fushatave që kanë për qëllim të luftojnë përhapjen e koronavirusit dhe shërimin e të prekurve.

Më herët të martën është bërë e ditur se edhe Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes kanë ndarë një milion euro për të siguruar tri njësi të kujdesit intensiv në Portugali.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme