Me koronavirus edhe dy anëtarë të ekipit të Turqisë në boks

Me koronavirus edhe dy anëtarë të ekipit të Turqisë në boks

24 March 2020 21:39

Federata e Boksit të Turqisë ka njoftuar të martën që një boksier dhe një trajner kanë rezultate pozitive në testet për koronavirus.

Federata turke ka njoftuar se pas pezullimit të turneut kualifikues në Londër, ekipi i boksit është kthyer në Turqi dhe dy anëtarë të tij kanë dalë pozitiv në testimin për COVID – 19.

Në atë turne mori pjesë edhe ekipi i Kosovës i përbërë nga katër boksierë e tre drejtues. Ekipi i Kosovës është ende në karantinë, në konviktet në Prishtinë. Boksierët dhe drejtuesit janë kontrolluar me të arritur në Prishtinë.

“Boksieri Serhat Guler aktualisht është në gjendje të mirë në spital në Stamboll. Ai do të lirohet nga spitali brenda tri ditëve. Trajneri Seyfullah Dumlupinar po ashtu i është nënshtruar trajtimit në spital”, ka njoftuar Federata turke, raporton Koha.net.

Anëtarët tjerë të ekipit të Turqisë janë izoluar për 14 ditë.

Udhëheqësi i ekipit të Kosovës në Londër, Latif Demolli ka thënë të martën mbrëma për Koha.net që nuk kanë pasur ndonjë kontakt me anëtarët e ekipit turk gjatë qëndrimit në Londër.

“Nuk kemi qenë në një hotel dhe nuk kemi pasur kontakt me ta. Ne jemi mirë, jemi adaptuar tashmë”, ka thënë Demolli.

Boksierët fillimisht kërkuan që të lirohen nga karantina dhe të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre. Por nga kjo kërkesë kanë hequr dorë të martën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme