Shpresat për nisjen e Superligës së Kinës janë rritur pasi skuadrat kanë filluar stërvitjet Foto: Reuters

Shpresat për nisjen e Superligës së Kinës janë rritur pasi skuadrat kanë filluar stërvitjet

25 March 2020 12:22

Kampionati i Superligës së Kinës në futboll po pritet të nisë, ndërsa skuadrat i janë kthyer stërvitjeve. Ndonëse pyetjet mbesin se kur do të nisë saktësisht stinori i Superligës së Kinës në futboll, që ishte shtyrë shkaku i koronavirusit, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Klubet e Superligës së Kinës nisën të kthehen në stërvitje të hënën, dy muaj pasi që ishte paraparë të niste liga më 22 shkurt, por prapë disa javë para fillimit të stinorit të ri.

Derisa është përmendur se mesi i prillit si datë e fillimit të Superligës së Kinës, testet pozitive janë kthyer në fundjavë, kur ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini doli pozitiv me koronavirus dhe u detyrua të izolohet.

Futbolli ka ndaluar nëpër botë shkaku i pandemisë, ku Japonia ka shtyrë rinisjen e elitës së futbollit deri më 9 maj.

Por, pavarësisht datës, lojtarët dhe stafi i trajnerëve janë kthyer në stërvitje në Kinë pasi kanë kaluar pjesën më të madhe të këtij viti jashtë vendit.

“Ne kemi ushtruar në një nivel modest, kryesisht duke u përqendruar në forcë dhe kondicion”, ka thënë mbrojtësi i Shanghai SIPG, Yu Hai për “Shanghai TV” pas seancës së parë stërvitore të klubi. “Është dita e parë që i jemi kthyer stërvitjeve dhe intensiteti gradualisht do të rritet, kjo është e sigurt. Ne jemi lojtarë profesionistë, duhet të kalojmë pengesat që qëndrojnë para nesh. Unë besoj se me angazhimin e të gjithëve në klub do të kalojmë këtë periudhë të vështirë së bashku”.

Gjitha 16 klubet në Superligën e Kinës janë kthyer në Kinë ndërsa përfaqësuesja, që po stërvitej në Emirate të Bashkuara Arabe duke u përgatitur për eliminatoret për Botërorin 2022, të shtyra tashmë, janë vendosur në ishullin jugor Hainan gjatë fundjavës.

Në seancën stërvitore të Shanghai SIPG, në pamje televizive janë parë lojtarët duke mbajtur distancën nga njëri-tjetrin në kompleksin stërvitor të klubit, si në fushë ashtu edhe gjatë ushtrimeve në palestër.

Kryetrajneri Vitor Pereira dhe ndihmësit e tij nuk iu bashkuan seancës pasi mbesin në izolim pas kthimit në Kinë, një storie e ngjashme për trajnerët e huaj dhe lojtarët që janë kthyer në Kinë nga shtetet tjera.

Shumë kanë mbetur jashtë Kinës dhe si rezultat gjasat që të nisë stinori në mesin e prillit janë zbehur.

“Ndonëse nuk kemi pasur një kamp stërvitor pranveror këtë vit, ne kemi vërtet nevojë për ushtrime të vërteta fizike për t’u bërë gati për stinorin”, ka thënë kapiteni i Shanghai SIPG, Wang Shenchao. “Besoj se me disa stërvitje të intensitetit më të lartë do të jemi të gatshëm për stinorin në Superligën e Kinës, Ligën e Kampionëve të Azisë dhe Kupën e Kinës. Me të nisë stinori, do të jetë shumë sfiduese, pasi do të luajmë ndeshje rresht. Mirëpo, është njëjtë te të gjitha klubet. Vetëm skuadrat që janë përgatitur mirë mentalisht dhe fizikisht mund të përballojnë këtë intensitet”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme