Barcelona mendon të shesë pesë lojtarë për të transferuar Martinezin

Barcelona mendon të shesë pesë lojtarë për të transferuar Martinezin

25 March 2020 12:50

Barcelona po e shikon mundësinë që të përfshijë lojtarë në çdo marrëveshje për të transferuar sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez, shkruan “Corriere dello Sport”, transmeton Koha.net.

Kampioni i Spanjës e ka bërë Martinezin prioritet për këtë verë, por duhet të bëjë gati deri në 150 milionë euro për të transferuar sulmuesin.

Për të bërë këtë, Barcelona është e gatshme të shesë lojtarët si Nelson Semedo, Arthur, Arturo Vidal, Carles Alena dhe Jean-Clair Todibo.

Martinez 22-vjeçar këtë stinor ka shënuar 16 gola dhe asistuar katër tjerë në 31 ndeshje në të gjitha garat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme